Kurs për identifikimin dhe konservimin e shpendëve.

Kurs për identifikimin dhe konservimin e shpendëve.

PPNEA në bashkëpunim me @HBS_Tirana hapin thirrjen për kursin dedikuar identifikimit dhe konservimit të shpendëve “BirdON”, i cili do të zgjasë prej muajit Maj deri në Shtator 2023. 

Kursi në fjalë do të përfshijë sesione teorike mbi identifikimin e shpendëve, si dhe ekspedita në terren në disa nga ligatinat më të rëndësishme në vend, si Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë e shumë të tjera. 

Në përfundim të kursit “BirdON”, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë pjesëmarrje në gjuhën angleze, që dëshmon njohuritë e fituara në fushën e ornitologjisë. 

Apliko brenda datës 5 Maj duke dërguar një CV dhe një letër motivimi në adresën [email protected], me subjekt “Aplikim në kursin BirdON”.

Postime të ngjashme