Korridori Cukal-Munellë-Balgjaj-Martanesh

Korridori Cukal-Munellë-Balgjaj-Martanesh

Krijimi i një kuptimi të përbashkët dhe konsolidimi i konceptit të korridoreve ekologjike me fokus korridorin e përzgjedhur “Cukal-Munellë-Balgjaj-Martanesh”, ishte pikënisja e një vizite vlerësuese dy ditore mes @ppnea dhe partnerëve @inlsh_icla@shermalbania@ekologetkukes, në fillim të kësaj jave.

Nëpërmjet bashkëbisedimit dhe shkëmbimit të njohurive, partnerët u njohën më mirë me këtë koncept duke i paraprirë vizitës në një pjesë të korridorit ndërmjet Klosit dhe Bulqizës.

Përjetimi i vlerave të biodiversitetit në ligatinat pranë zonës së Fushë-Bulqizës, por nga ana tjetër aktiviteti minerar i vendosur në të dyja këndet e qytetit, apo ndalesa pranë fshatit Valikardhë dhe prania e hidrocentralit, evidentuan edhe problematikën e
fragmentimit dhe transformimit të habitateve përgjatë bio-korridorit të shkaktuar nga ndërhyrjet e bëra në mjedis.

Postime të ngjashme