Bird on po afron

Bird on po afron

BirdON po afron! 🔭

PPNEA në bashkëpunim me organizatën partnere @hbs_tirana kanë hapur thirrjen për kursin e identifikimit dhe konservimit të shpendëve “BirdON”.

Nëpërmjet sesioneve teorike dhe praktike, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të aftësohen në njohjen dhe identifikimin e shpendëve, si dhe do të kuptojnë më shumë mbi rëndësinë e ruajtjes së tyre në nivel kombëtar dhe global.

Ekspeditat në terren do të realizohen në disa nga ligatinat më të rëndësishme në vend për shpendët, si Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë, Parku Kombëtar i Prespës, Parku Natyror Kune-Vain-Tale, Parku Natyror Liqeni i Shkodrës, si dhe Sektori Rinia-Fllakë.

Apliko tani duke dërguar CV dhe letër motivimi në adresën [email protected]. Kursi është i hapur për të gjithë studentët e fushave mjedisore, profesionistë të rinj, si dhe dashamirës të natyrës. Pjesëmarrësit do të vlerësohen me certifikatë që dëshmon njohuritë e fituara në fushën e ornitologjisë.

📍Afati i fundit për aplikim është data 5 Maj.

Postime të ngjashme