Shqipëria, së bashku me 8 shtete të tjerë, ka qenë pjesë e një hulumtimi i cili u fokusua në lidhjen kulturore midis Kalit të qyqes dhe komuniteteve lokale. Intervista dhe grupe fokusi u realizuan përgjatë rrugës së shtegtimit të kësaj shkabe.
Ky studim është i një rendësie të veçantë sepse historitë, besimet dhe traditat e lidhura me shpendët na ndihmojnë për të kuptuar përse njerëzit kanë qendrime pozitive apo negative kundrejt specieve të caktuara dhe sesi këto qendrime lidhen me kulturën.
Disa konkluzione interesante lidhur me Kalin e Qyqes, i gjejmë këtu:
-Kali i qyqes, në zonën e Ballkanit, shpesh nuk njihet si një specie e cila ushqehet me mbetjet e kafshëve të ngordhura, duke përjashtuar zonat ku janë zhvilluar aktivitete ndërgjegjësimi publik.
-Në Jordani dhe Shqipëri, niveli i njohurisë dhe ndërgjegjësimit mbi këtë specie është më i ulët sesa në shtetet e tjera.
-Emërtimi tradicional i Kalit të qyqes jep informacion të bollshëm për këtë specie. Asocimi me pranverën dallohet qartësisht në këto emërtime, ku midis të tjerave, njihet edhe si “Sjellësi i Pranverës”.
Studimi në fjalë u implementua në kuadër të projektit “Egyptian Vulture New Life” nga
Elliniki Ornithologiki Etaireia.
Për informacion më të detajuar kliko linkun:
http://www.lifeneophron.eu/back2/public/files/documents/report-a4-ethnographic-study-hos-final-5eb50f9ac8ae7.pdf