Njihuni me Klaudja Koçi-n, Koordinatore e Programeve të Edukimit Natyror pranë PPNEA-s.

Njihuni me Klaudja Koçi-n, Koordinatore e Programeve të Edukimit Natyror pranë PPNEA-s.
Nëpërmjet ndjekjes së një programi #erasmusmundusjointdegree, në tre shtete anëtare të BE-së, Klaudja fitoi njohuritë dhe eksperiencën e duhur për të implementuar programe të suksesshme edukimi natyror pranë organizatës tonë.
Nga shkollat e rajonit Pukë-Mirditë, ku Klaudja prej disa vitesh ka implementuar programin edukues mbi rrëqebullin e Ballkanit, e deri te shkollat e rajonit Tepelenë-Gjirokastër, ku aktivitete edukuese mbi kalin e qyqes janë implementuar në mënyrë të suksesshme, teknikat dhe qasjet e përdorura prej saj kanë rritur kapacitetet e mësuesve mbi fushën e edukimit natyror, si dhe lidhjen e fëmijëve me natyrën dhe llojet e rrezikuara. Akoma më tej, implementimi i programit edukues mbi shpendët shtegtues “Spring Alive” ndërmerret nga organizata jonë nën koordinimin e Klaudjas.
Ndiqeni live ditën e sotme, në orën 17:00, live stream në faqen e European Union in Albania.
https://www.facebook.com/ppnea/posts/3467502136629770  
Postime të ngjashme