Titulli i pozicionit: Ekspert i lakuriqëve të natës Projekti: URBiodiversity – Monitorimi i Biodiversitetit Urban në Tiranë dhe Librazhd
Projekti URBiodiversity synon të kontribuojë në ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit urban në Tiranë dhe Librazhd, përmes ngritjes së një sistemi monitorimi me pjesëmarrje qytetare dhe forcimit të praktikave lokale të menaxhimit të natyrës në hapësirat urbane.
Në këtë kuadër, PPNEA fton ekspertë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin Ekspert i lakuriqëve të natës, i cili do të analizojë thirrjet e lakuriqëve të natës të regjistruara paraprakisht nga ekspertët e PPNEA.
Kohëzgjatja:
- Kohëzgjatja e kontratës: 3 muaj
- Ditë pune të parashikuara: 8 ditë pune përgjatë periudhës Tetor – Dhjetor 2026
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Analizimi i thirrjeve te lakuriqeve te nates dhe identifikimi i llojeve te pranishme duke perdorur software-in Kaleidoscope Pro.
- Hartezimi i llojeve sipas transekteve te monitoruara ne Tirane.
- Interpretimi i rezultateve ne nje raport te shkurter, që përfshin:
- përmbledhje të gjetjeve;
- analizë të indikatorëve;
- rekomandime për veprimet e mëtejshme në nivel vendor.
Produkt përfundimtar:
- Raporti përmbledhës me gjetjet e monitorimeve
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në shkenca mjedisore, biologji, ekologji ose fusha të përafërta.
- Eksperiencë në monitorime dhe analizim te thirrjeve të lakuriqëve të natës.
- Aftësi të mira komunikimi dhe përvojë pune në ekipe ndërdisiplinore.
Përbën avantazh nëse keni eksperiencë me shkencën qytetare ose përfshirjen e komunitetit në monitorime të biodiversitetit.
Procesi i aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:
- Curriculum Vitae (CV), duke evidentuar qartë eksperiencat në studimin e lakuriqëve të natës.
- Oferta financiare për shërbimin e kërkuar.
Afatet:
- Afati i fundit i aplikimit: 9 tetor
- Dokumentet duhet të dërgohen në: [email protected]
- Subjekti i email-it: “Aplikim për Ekspert të Lakuriqëve të Natës – URBiodiversity”
Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen deri më 16 tetor 2026. Nëse nuk merrni një njoftim deri në këtë datë, ju lutemi të merrni në konsideratë që aplikimi juaj nuk ka kaluar në faza të tjera të vlerësimit.
URBiodiversity mbështet nga projekti GreenAL, i cili financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.



