Organizohet konferenca përmbyllëse e projektit të Natura 2000 për zonën Nartë-Pishë-Poro

Organizohet konferenca përmbyllëse e projektit të Natura 2000 për zonën Nartë-Pishë-Poro
Pas një pune intensive kërkimore nga ekspertët e florës dhe faunës, PPNEA realizoi konferencën përmbyllëse të projektit “Hapja e rrugës drejt një rrjeti të qëndrueshëm Natura 2000 në Shqipëri: Rasti i kompleksit Nartë-Pishë-Poro”.
 
Gjatë konferencës u prezantuan hartat e propozuara të përhapjes së llojeve dhe habitateve me vlera të larta natyrore në kompleksin natyror Nartë-Pishë-Poro, si dhe u diskutua mbi rëndësinë e mbrojtjes së tyre në terma afatgjatë.
 
Finalizimi i hartave të përhapjes u realizua pas një pune kërkimore që zgjati rreth dy vite, ku krahas mbledhjes së të dhënave në terren, u organizatuan takime dhe workshop-e të vazhdueshme me pjesëmarrjen e komuniteteve lokale, përfaqësuesve të bizneseve, organizatave lokale, si dhe institucioneve menaxhuese të zonave të mbrojtura.
 
Krahas ekspertëve, pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe përfaqësues të autoriteteve kombëtare e lokale të zonave e mbrojtura, si dhe përfaqësues të organizatave partnere.
 
Ky aktivitet u mbështet nga Bashkimi Evropian.
 
Bashkimi Evropian nuk është përgjegjës për përmbajtjen e këtij publikimi.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme