Ndryshe nga stacioni ushqimor në Luginën e Drinos të cilin e monitorojmë në çdo kohë nëpërmjet kamerës live të instaluar pak javë më parë, sofra e Kurveleshit vazhdon t’i mbajë të fshehta vizitat e kalit të qyqes. Megjithatë, nëpërmjet kamerës-kurth që ndodhet në brendësi të stacionit, çdo ekspeditë e jona shpërblehet me foto të reja të shkabës së fundit folezuese në Shqipëri.
Stacionet me ushqim plotësues janë një teknikë efektive për uljen e rasteve të helmimit të individëve të kalit të qyqes, duke ofruar në çdo kohë ushqim të sigurt. Mirëmbajtja e tyre realizohet në bashkëpunim me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Gjirokastër dhe anëtarë të rrjetit Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes.
Gjeni më poshtë disa momente nga vizitat e kalit të qyqes në stacionin ushqimor të Kurveleshit.
Transmetimin drejtpërdrejt në Luginën e Drinos mund ta aksesoni në këtë link.
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/07/2-2-300x229.png)
© PPNEA
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/07/1-1-300x229.png)
© PPNEA
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/07/3-1-300x229.png)
© PPNEA