PARADA E PËRVITSHME E BANORËVE TË PYLLIT NË RAJONIN E PRESPËS, PARA KAMERAVE KURTH TË PPNEA

PARADA E PËRVITSHME E BANORËVE TË PYLLIT NË RAJONIN E PRESPËS, PARA KAMERAVE KURTH TË PPNEA
Për të tretin vit rradhazi, prej fundit të muajit shtator e deri ne fillim të dhjetorit, PPNEA po zhvillon studimin me kamera kurth në rajonin e Prespës, një studim i cili zbatohet në nivel ndërkufitar prej partnerëve të PrespaNet, përgjatë vitit. Në filim të kësaj jave të fundit të muajit tetor, eskpertët e PPNEA, së bashku me vullnetarë nga zona e Prespës dhe nga Tirana, realizuan kontrollin e parë të kamerave kurth, si dhe përfunduan vendosjen e plotë të tyre në Parkun Kombëtar të Prespës.
 
Sërish, monitorimi me metodën e kamerave kurth provoi se është shumë i suksesshëm duke fotografuar shumëllojshmërinë e jetës së egër të rajonit të Prespës, plot 9 lloje gjitarësh, si ariu i murrmë (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), kaprolli (Capreolus capreolus), derri i egër (Sus scrofa), macja e egër (Felis silvestris), lepuri (Lepus europaeus), dhelpra (Vulpes vulpes), kunadhja (Martes foina), apo dhe baldosa (Meles meles). PPNEA ka realizuar vendosjen e 21 kamerave kurth në shtigjet pëgjatë rajonit të Prespës dhe, në vecanti, këtë vit po studion edhe përdorimin e disa bio-korridoreve, të cilat do të ndihmojnë për të kuptuar lëvizshmërinë e ariut të murrmë apo llojeve të tjera në këtë rajon.
 
Puna për nisjen e këtij studimi u bashkërendua edhe me AdZM Korçë, së bashku me projektin e Rezervës Ndërkufitare të Prespës, në bashkëpunim me të cilin është realizuar edhe vendosja e një pjese të kamerave kurth në Parkun e Prespës.
 
 
 
 
 
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *