Përmbyllim vitin e tretë të monitorimit të jetës së egër me kamerat – kurth!

Përmbyllim vitin e tretë të monitorimit të jetës së egër me kamerat – kurth!
Ka përfunduar me sukses monitorimi i kamerave-kurth, për gjitarët e mëdhenj dhe trup – mesëm në biokorridoret e Parkut Kombëtar të Prespës dhe Galicicës, duke përfshirë edhe zonat e tjera si vargmali i Moravës – Gramoz dhe ekosistemi i Polis – Gur i Zi – Valamarë. Lentet tona kanë zbuluar një botë të larmishme të gjitarëve, që enden në habitatet prej majës së Moravës deri në ekosistemin Polis – Gur i Zi – Valamarë. Mund të përmendim: dhelpra ( Vulpes vulpes), macja e egër (Felis silvestris), ariu i murrmë (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), kaprolli (Capreolus capreolus), derri i egër (Sus scrofa), kunadhja (Martes foina), lepuri i egër (Lepus europaeus), baldosa (Meles meles) etj. Këto gjetje janë dëshmi e rolit jetik të biokorridoreve në sigurimin e lëvizjes së kafshëve të egra, pavarësisht përballjes me barrierat dhe presionit të lartë human që është i pranishëm në këto vendkalime. Rezultatet e studimit të plotë do të publikohen në javët në vijim.
Postime të ngjashme