Adresimi i Çështjes së Helmimit

Popullatat e shkabave kërcënohen nga një numër i madh praktikash njerëzore, si helmimi, gjuetia e paligjshme, humbja dhe degradimi i habitateve të tyre apo dhe nga faktorë si elektroshoku, dhe përplasja me strukturat energjetike. Këto lloje po pakësohen me shpejtësi në numër, prandaj nevojiten masa urgjente të ruajtjes për të siguruar mbijetesën e tyre. Helmimi përfaqëson praktikën më vdekjeprurëse me të cilën përballen shkabat në mbarë botën, veçanërisht në gadishullin e Ballkanit. Kjo praktikë ka shkaktuar një rënie të madhe të popullatave të tyre në mbarë botën dhe për më tepër, është përgjegjëse për zhdukjen e tre llojeve të shkabave në Shqipëri. Nga 4 lloje folezuese që ekzistonin në Shqipëri, sot gjendet vetëm një lloj, kali i qyqes (Neophron percnopterus).

PPNEA prej disa vitesh po lufton kundër përdorimit të helmimit dhe ka ndërmarrë veprime konkrete për të luftuar këtë fenomen në Shqipëri. Ekipi ynë ka ndërtuar dy stacione me ushqim plotësues për të siguruar ushqim të sigurt dhe pa helm për kalin e qyqes pranë territoreve të saj të folezimit. Këto stacione janë ndërtuar në zona kodrinoro-malore dhe furnizohen rregullisht me kërma dhe mbetje kafshësh të freskëta. Të dhënat tregojnë se këto stacione kanë arritur të ushqejnë mbi 40 % të popullatës së kalit të qyqes në Shqipëri.

Një pjesë e madhe për suksesin e këtyre stacioneve i atribuohet banorëve lokal të cilët na ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre dhe sigurimin e ushqimit për kalin e qyqes. Dashuria e tyre për këtë lloj mistik dhe të rrallë është rritur, dhe ata janë të parët që na informojnë për mbërritjen e kalit të qyqes në pranverë dhe të parët që vërejnë mungesën e tij në fillim të vjeshtës. Ne e admirojmë përkushtimin e tyre për kauzën tonë, kjo është arsyeja pse ne kemi zyrtarizuar rrjetin “Shpëtimtarët e Kalit të qyqes”. Ky rrjet përbëhet nga veterinerë, fermerë, mësues, barinj, etj. PPNEA ka shpërndarë dy frigoriferë dhe disa kite kundër helmimit për anëtarët e këtij rrjeti dhe për më tepër ne u kemi ofruar atyre materiale me siluetën e kalit të qyqes.

PPNEA ka zhvilluar disa aktivitete ndërgjegjësuese si dhe programe edukimi pranë zonave të folezimit të kalit të qyqes. Ekipi ynë ka punuar ngushtë me barinjtë me shpresën për të përhapur mesazhin se helmimi nuk duhet praktikuar dhe për t’i edukuar ata për kërcënimin që paraqet për specie të tilla të rrezikuara në mënyrë kritike.

Për më tepër, ekipi ynë është duke zbatuar njëkohësisht tre projekte lidhur me helmimet. Për më tepër informacion, klikoni këtu dhe këtu.

Tek Projekti Balkandetox te rregullohet:

Kohëzgjatja e projektit: 01/10/2020 – 30/09/2025

Mësoni më shumë për projektin duke klikuar këtu.

Personi kontaktues Ledi Selgjekaj, PPNEA

Dhuroni

Kontributi juaj financiar mund të jetë një ndihmë e madhe për ne që të punojmë për të mbrojtur të ardhmen e mjedisit natyror në Shqipëri.
Dhuro