KORRIDORET EKOLOGJIKE NË SHQIPËRI

Titulli i projektit:’ ‘Rrugëtimi drejt Ruajtjes së Korridoreve Ekologjike në Shqipëri nëpërmjet Qeverisjes dhe Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura’’

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka si qëllim përgatitjen e situatës kombwtare për menaxhimin e korridoreve ekologjike në Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të një serie veprimesh për rritjen e kapaciteteve për palët e ndryshme të interesit, në korridorin e përzgjedhur Cukal-Munelle-Balgjaj-Martanesh.

Objektivi i projektit: Të krijohen kushtet dhe të përgatitet situata për zbatimin e konceptit të ruajtjes së korridoreve ekologjike në Shqipëri, nëpërmjet veprimeve të ndryshme dhe krijimit të partneritetve me palët e interesit.

Objektivat specifike të projektit:

Ky projekt synon të përmbushë pesë objektiva specifike:

Të krijojë një kuptim të përbashkët dhe konsolidojw konceptin inovativ të korridoreve ekologjike, me në fokus korridorin e përzgjedhur Cukal- Munelle- Balgjaj – Martanesh

Rritje e ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve të administratave të zonave të mbrojtura, institucioneve të tjera dhe palëve tw interesit për menaxhimin e korridoreve ekologjike

Të zhvillojë një model qeverisje për korridorin e përzgjedhur

Zbatimi i aktiviteteve kërkimore, monitoruese dhe restaurimi/rigjenerim i habitateve për llojet e egra në fokus në Parkun Kombëtar të Alpeve dhe Parkun Natyror Korab-Koritnik

Arritja e rezultateve të pritshme nëpërmjet zbatimit të aktiviteteve në kohë dhe me efiencë nga të gjithë partnerët.

 

Rezultatet e pritshme të projektit:

  1. Rezultati 1: Komunitetet lokale në korridorin e përzgjedhur përfshihen në mënyrë aktive në menaxhimin e tij
  2. Rezultati 2: Praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të burimeve natyrore identifikohen në komunitete dhe mbeshteten nga një program i granteve të vogla
  3. Rezultati 3: Njohuritë dhe përvoja shkëmbehen mes institucioneve me rëndësi dhe rritet bashkëpunimi për menaxhimin e korridoreve ekologjike
  4. Rezultati 4: Kurrikula akademike përmirësohet nëpërmjet përfshirjes së studentëve në punë kërkimore në zonat e mbrojtura
  5. Rezultati 5: Forcimi i pjesëmarrjes së organizatave lokale në menaxhimin e zonës së mbrojtur për rajonet e përzgjedhura në fokus
  6. Rezultati 6: Një vizion i përbashkët krijohet nga të gjithë palët e interesit së bashku me një Plan Veprimi për menaxhimin e korridoreve ekologjike
  7. Rezultati 7: Një vlerësim i funksionalitetit të biokorridoreve realizohet nw Parkun Kombëtar të Alpeve dhe Parkun Natyror Korab-Koritnik, duke rritur të dhënat për llojet kyc në fokus
  8. Rezultati 8: Reduktimi i kërcënimeve për llojet e egra në fokus nëpërmjet përmirësimit të habitatit të tyre
  9. Rezultati 9: Rritje e kaapaciteteve tw PPNEA për menaxhimin e programeve të granteve për konceptin e korridoreve ekologjike
  10. Rezultati 10: Forcimi i partneritetve me organizatat lokale partnere dhe kombëtare

 

Partnerët e projektit:

‘’Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri’’, Tiranë

‘’Ekspertët e Rinj Mjedisor’’, Dibër

‘’Ekologët për Rajonin’’, Kukës