MBROJTJA E DELTËS SË VJOSËS NGA ZHVILLIMI I PAQËNDRUESHËM URBAN

Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) po zbaton projektin “Mbrojtja e deltës së Vjosës nga zhvillimi i paqëndrueshëm urban: një qasje e integruar për ruajtjen afatgjatë të vlerave të biodiversitetit në luginën e poshtme të Vjosës”, mbështetur nga Nisma e Donatorëve për Ekosistemet e Ujit të ëmbël në Mesdhe (DIMFE).

Projekti synon të mbrojë vlerat natyrore dhe kulturore të Deltës së Vjosës, nga planet për urbanizim e kësaj zone të rëndësishme ndërkombëtare, duke u fokusuar në katër objektiva kryesore:

  • Grumbullimi i të dhënave shkencore mbi faunën e egër dhe mbi potencialet socio-ekonomike.
  • Ruajtja dhe rimëkëmbja e popullatave dhe habitateve të shpendëve.
  • Promovimi i zonës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • Angazhimi dhe forcimi i OSHC-ve për të kontribuar aktivisht në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Projekti ka në fokus Peizazhin e Mbrojtur Vjosë – Nartë, (Peizazhi i mbrojtur/ kategoria V sipas IUCN); i emëruar zyrtarisht nga Qeveria Shqiptare si vend kandidat Emerald sipas Konventës së Bernës si “Peizazhi i mbrojtur i kompleksit ligatinor Vjosë – Nartë” (siti ID AL0000008, sipërfaqja: 19.412,00 hektarë); Njohur si Zonë e Rëndësishme për Shpendët dhe Biodiversitetin (IBA) e emërtuar si “Laguna e Nartës” me ID “AL005” pasi plotëson kriteret A1, A4i, A4iii, B1i; E njohur si Zonë Kyçe e Biodiversitetit (KBA), në nivel global e emërtuar si “Vjosë – Nartë (Vjosë-Pishë Poro-Laguna e Nartës)” me ID ALB24.

Nisma e Donatorëve për Ekosistemet e Ujit të ëmbël në Mesdhe (DIMFE) është një iniciativë dedikuar ruajtjes dhe restaurimit të ekosistemeve të ujërave të ëmbla në Mesdhe, duke përfshirë lumenj, liqene, këneta dhe moçale. Nisma është krijuar në vitin 2021 nga Fondacioni Princi Albert II i Monakos, Fondacioni MAVA, dhe Fondacioni Aage V. Jensen. DIMFE mbështetet në një rrjet ekspertësh, i cili vlerëson projektet e mbështetura dhe ndihmon në krijimin e një strategjie për zbatimin dhe komunikimin e tyre.

Kohëzgjatja:

2022-2024

Financimi:

Donors Initiative For Mediterranean Freshwater Ecosystems

Shteti:

Shqipëri

Person kontakti:

Zydjon Vorpsi | PPNEA

[email protected]