Emri i Projektit:
“Nisma për Pyjet Veriore: Restaurimi i Pyjeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”
Zona gjeografike:
Zona më e gjerë e fokusit të projektit do të jetë zona e Bukoviqit për Maqedoninë dhe zona Pashtrik-Morinë për Shqipërinë. Këto zona janë në udhëkryq mes disa zonave të mbrojtura në të dyja vendet, duke përfshirë Parkun Kombëtar të Malit të Sharrit të krijuar së fundmi, Rezervatin Natyror të Jasenit, Parkun Kombëtar të Mavrovës, Parkun Natyror Korab-Koritnik, Parkun Natyror Munellë dhe Parkun Kombëtar të Alpeve Shqiptare. Këto zona të mbrojtura përreth do të përfshihen në projekt si dhe në kuadër të angazhimit të palëve të interesuara dhe aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të adresuar çështjet e menaxhimit të pyjeve dhe përmirësimin e kapaciteteve për mbrojtje adekuate.
Partneret e Projektit:
IUCN ka përfshirë si partnerë në implementimin e projektit dy organizata me shumë ndikim në vend, MES dhe PPNEA.
Rezultatet e pritshme të projektit:
– Zgjidhje për restaurimin e peizazhit pyjor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
– Njohuri dhe kapacitete të përmirësuara për restaurimin e pyjeve dhe menaxhimin e qëndrueshëm.
– Rritja e angazhimit për restaurimin e pyjeve dhe menaxhimin e qëndrueshëm.
Qëllimi:
Objektivi i përgjithshëm i projektit: Të kontribuojë në parandalimin e humbjeve të mëtejshme të pyjeve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut nëpërmjet fillimit të punës restauruese në peizazhet kyçe të biodiversitetit dhe forcimit të kapaciteteve dhe angazhimeve drejt menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve.