WE GO COOP

Ligatinat mesdhetare përfaqësojnë ekosisteme të ndjeshme, shpesh të vendosura nën mbrojtje. Sipas Konventës Ramsar, ato karakterizohen si ndër mjediset më të larmishme në nivel global, duke shërbyer si habitate për lloje të shumta. Projekti Interreg Euro-MED “WE GO COOP” tenton një qasje sistematike dhe bashkëpunuese për ruajtjen e biodiversitetit.

Këto ekosisteme përballen me presione të qënësishme, duke përfshirë:

  1. gjendjen e baseneve të lumenjve që i furnizojnë; 
  2. ndikimi i bujqësisë intensive që çon në rritjen e konsumit të ujit dhe ndotjes së ujit dhe tokës; 
  3. urbanizimi në shkallë të gjerë.

Ruajtja efektive e biodiversitetit të ligatinave pengohet nga koordinimi i pamjaftueshëm dhe kapacitetet e pakta institucionale për të menaxhuar dinamikën e ndërlikuar territoriale që kërkon nivele të ndryshme planifikimi. Për rrjedhojë, adresimi i kësaj çështje kërkon një shkëputje nga qasja sektoriale mbizotëruese, duke sjellë kështu nevojën e një zgjidhjeje sistematike.

“WE GO COOP” trajton këto sfida duke advokuar për adoptimin e Kontratave të Ligatinave, një mjet qeverisjeje bashkëpunuese i testuar në iniciativa të shumta të financuara nga BE. Kjo nismë synon të rrisë koordinimin ndërmjet organizatave të përfshira më parë dhe palëve të reja të interesit.

Objektivat e projektit përfshijnë:

  1. Krijimi i një Komuniteti Praktike (CoP) midis palëve të interesuara, të angazhuara në kontratat e ligatinave në nivel mesdhetar, duke shfrytëzuar njohuritë nga projektet e kaluara të financuara nga BE dhe duke lehtësuar ndarjen e sfidave dhe zgjidhjeve.
  2. Lehtësimi i shkëmbimit të përvojave, metodologjive dhe strategjive, si dhe transferimi i koncepteve të Wetland Contract në kontekste të reja brenda rajonit Euro-Mesdhetar (Kroacia, Portugalia, Shqipëria), rajoni i Mesdheut Jugor dhe Lindjes së Mesme.

“WE GO COOP” përdor bashkëpunimin ndërkombëtar si një mekanizëm për të formuar CoP, duke bashkuar perspektiva të ndryshme që përballen me sfida të ngjashme. Kjo qasje i mundëson projektit të adresojë nevojat e ligatinave në një shkallë të gjerë dhe siguron zbatueshmërinë e rezultateve të tij. 

Rezultatet e parashikuara të WE GO COOP përfshijnë:

  1. Avancimi i njohurive në lidhje me proceset e qeverisjes bashkëpunuese në ruajtjen e ligatinave.
  2. Rritja e bashkëpunimit ndërmjet studiuesve, politikëbërësve, ekspertëve, shoqatave mjedisore, palëve kryesore të interesit dhe komuniteteve.

Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj.

Partneriteti:

  1. Organizata për Zhvillim Lokal, ANATOLIKI S.A. (Greqi)
  2. Iniciativa për Ligatinat Mesdhetare (Francë)
  3. Universiteti Roma Tre – Departamenti i Arkitekturës (Itali)
  4. Federata Andaluziane e Qyteteve dhe Provincave (Spanjë)
  5. Institucioni publik Park Natyror Vransko jezero (Kroaci)
  6. Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (Shqipëri)
  7. RCDI – Rrjeti i Zhvillimit dhe Inovacionit (Portugali)