PPNEA kërkon të punësojë një Koordinator Projekti.

PPNEA kërkon të punësojë një Koordinator Projekti.

Ju njoftojmë se thirrja për aplikime për pozicionin “Koordinator Projekti” është shtyrë deri më datë 15.03.2023.

Detyrat specifike përfshijnë:

  • Koordinim dhe zbatim i aktiviteteve në kuadër të projektit. 
  • Asistim në aktivitetet e PPNEA-s në terren, për monitorimin dhe restaurimin e ekosistemeve pyjore dhe në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.
  • Lobim në nivel lokal dhe kombëtar për mbrojtjen dhe menaxhimin efikas te pyjeve si dhe kontribut në zbatimin e dëgjimeve publike, seminareve dhe konferencave.
  • Zbatim i planit të punës, indikatorëve të projekteve dhe përgatitja e raporteve të shkurtra për partnerët.

 

Edukimi:

  • Minimalisht Diplomë MSc/MA në fusha që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, biologjisë, inxhinierise pyjore. Kualifikimet shtesë (PhD, trajnime pasuniversitare, etj.) dhe/ose përvoja në projekte ndërdisiplinore do të konsiderohen si avantazhe të mëtejshme.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

  • Minimalisht 5 vite përvojë pune, në fushën e ruajtjes se natyrës, inxhinierise pyjore, biologjisë dhe biodiversitetit, të ngjashme me detyrat e përshkruara më sipër;
  • Njohuri dhe përvojë në praktikat dhe metodat e restaurimit të pyjeve;
  • Aftësi në organizimin e trajnimeve, seminareve dhe takimeve;
  • Aftësi për të kryer punë në terren dhe gadishmëri për të udhëtuar në nivel kombëtar dhe rajonal;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me palët e interesuara, si lokale por edhe me partnerët dhe donatorët e projektit;
  • Njohuri në menaxhimin e ciklit të projektit me fokus planifikimin, lehtësimin e procesit, rrjetëzimin, monitorimin dhe raportimin;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në shkrim dhe komunikim;
  • Aftësi për të punuar në ekip, organizim efikas të kohës dhe aftësi koordinuese;
  • Aftësi në shkrimin e projekteve dhe raporteve/artikujve shkencore cilësore;
  • Njohuri mbi programe të ndryshme kompjuterike;
  • Aftësi për të udhëtuar i pavarur në zonat e punës,
  • Leje drejtimi të tipit B dhe eksperiencë në drejtimin e automjetit në zona malore.

 

Kushtet e punësimit:  

  • Ky pozicion është i vendosur në zyrën e PPNEA-s në Tiranë, duke përfshirë dhe udhëtime apo lëvizje të shpeshta në zonat e fokusit të PPNEA-s në Shqipëri.
  • Kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë me e-mail në formatin pdf, një CV në anglisht dhe letër motivimi,( maksimumi dy faqe) në anglisht, ku të përshkruhet interesi juaj për pozicionin, dy letra rekomandimi, certifikatë e mbrojtjes së gjuhës angleze, dhe kopje e kualifikimeve/diplomave.
 

Afati për të aplikuar për pozicionin e Koordinatorit të Projektit është data 5 Mars 2023. 

CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email [email protected], nën subjektin “Aplikim për koordinator projekti” brenda afatit të përcaktuar. 

Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen deri më 10 Mars 2023.

Postime të ngjashme