PROPAGANDA QË NDIHMON SHKATËRRIMIN E NATYRËS SHQIPTARE

PROPAGANDA QË NDIHMON SHKATËRRIMIN E NATYRËS SHQIPTARE

Dy vite më parë, në ditën e pavarësisë, natyra e mbrojtur e deltës së Vjosës u pushtua nga makineritë e rënda të destinuara për të transformuar zonën e mbrojtur në një aeroport, pa u pajisur ende me një leje ndërtimi!

Nëpërmjet propagandës dhe fshehjes së të vërtetës autoritetet bënë të mundur fillimin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës brenda Zonës së Mbrojtur në, kundërshtim me ligjin. Nëpërmjet të njëjtës metodë po mundohen të sheshojnë kërkesat e komunitetit Evropian dhe konventës së Bernës për ndalimin e shkatërrimit të Vjosë Nartës! 

Dita e Pavarësisë duhet të jetë padyshim nga të gjithë një reflektim për tu përfshirë dhe për të kërkuar mbrojtjen e natyrës së pazëvendësueshme që vendi ynë ka!

“Ndaloni Aeroportin” është prodhuar nga gazetari Artan Rama, autor i serive “Elementi i Pestë” dhe “Sipas Natyrës”.

Film – dokumentarin e plotë “Ndaloni Aeroportin” e gjeni në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=P_4grwNPXvo

Postime të ngjashme