Rritja e Konektivitetit në Brezin e Gjelbër të Ballkanit, në Rajonin Ndërkufitar Shebenik-Jabllanicë.

Rritja e Konektivitetit në Brezin e Gjelbër të Ballkanit, në Rajonin Ndërkufitar Shebenik-Jabllanicë.

Takimi i tretë mes PPNEA, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Bashkisë Librazhd (Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave), Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan dhe Kreut të Njësisë Administrative Stëblevë ishte shumë frytdhënës!

Përfaqësues nga PPNEA ndanë përditësime të rëndësishme të projektit “Rritja e Konektivitetit në Brezin e Gjelbër të Ballkanit”, ku u diskutuan mjetet e duhura për implementimin e infrastrukturës së gjelbër në Shqipëri. Sesionet e metodologjisë së gamifikimit dhe planifikimit me pjesëmarrje, ndihmuan në zbulimin e gjetjeve dhe aplikimin e ideve në rajonin pilot, Shebenik – Jabllanicë.

Ky takim shërbeu për të rritur sinergjinë me projektin e “Korridoreve Ekologjike në Shqipëri” me qëllim afrimin e komunitetit lokal në menaxhimin e këtyre korridoreve jetike. Rekomandimet ishin angazhuese dhe zbuluan qasjen proaktive të palëve lokale të interesit ndaj infrastrukturës së gjelbër.

Pjesëmarrësit ndanë njohuri të vlefshme, duke kontribuar në udhëtimin tonë kolektiv drejt mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit natyror.

Postime të ngjashme