FUNDI I ZONAVE TË MBROJTURA NË SHQIPËRI

Precedenti i krijuar me projektin e aeroportit te Vlorës, i cili ka filluar punimet brenda Zonës së Mbrojtur, ka nxjerrë në pah qasjen e vërtetë të autoriteteve vendimmarrëse ndaj burimeve tona natyrore. 

Një nga thesaret më të çmuara natyrore të Shqipërisë, Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë, është vendosur të shkatërrohet në emër të zhvillimit, duke dhënë sinjalin se Zonat e Mbrojtura janë të tilla vetëm në letër!

Ndërkohë, shpallja e Lumit Vjosë, Park Kombëtar, e ka humbur integritetin ekologjik pa nisur ende rrugëtimin e tij, pasi grykëderdhja e tij po transformohet në një aeroport ndërkombëtar!

“Ndaloni Aeroportin” është prodhuar nga gazetari Artan Rama, autor i serive “Elementi i Pestë” dhe “Sipas Natyrës”.

Film – dokumentarin e plotë “Ndaloni Aeroportin” e gjeni në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=P_4grwNPXvo

Postime të ngjashme