Shërbimet e ekosistemit dhe targetet e ruajtjes për zonën Nartë – Pishë – Poro

Shërbimet e ekosistemit dhe targetet e ruajtjes për zonën Nartë – Pishë – Poro
Ekipi ynë, në kudër të projektit “Hapja e rrugës drejt një rrjeti të qëndrueshëm Natura 2000 në Shqipëri: rasti i kompleksit Nartë – Pishë – Poro”, organizoi online workshopin e rradhës me ekspertë të florës, faunës dhe habitateve, të cilët prezantuan gjetjet bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë ekspeditave në terren.
 
Duke ndjekur metodologjinë Open Standards, workshopi në fjalë indentifikoi dhe listoi vlerat natyrore apo shërbimet e ekosistemit për zonën Nartë – Pishë – Poro. Gjetjet në fjalë do të ndikojnë procesin e rishikimit apo hartëzimit të këtij ekosistemi sipas udhëzimeve të Natura 2000.
 
Shprehim mirënjohje ndaj të gjithë pjesëmarrësve në takim, duke përfshirë Administratat e Zonave të Mbrojtura Fier dhe Vlorë, si dhe organizatat lokale.
 
Ky aktivitet u mbështet nga Bashkimi Evropian dhe fondacioni EuroNatur.
 
(Bashkimi Evropian nuk është përgjegjës për përmbajtjen e këtij publikimi.)
 
 
 
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *