Shpendë në çdo muaj të vitit

Shpendë në çdo muaj të vitit
Si çdo vit, ekipi ynë në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” prodhon mijëra kalendarë të cilat i shpërndan në dy zona kyç për biodiversitetin, si Peizazhi i Mbrojtur Vjosë – Nartë dhe Parku Kombëtar i Butrintit.
 
Shpërndarja e tyre ka filluar në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë – Nartë, ku banorë, biznese lokale dhe institucione, tanimë mund të planifikojnë ditët e tyre duke vështruar shpendët karakteristik të kësaj zone.
 
Kalendarët me temë jetën e egër kanë në fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurisë në nivel lokal për pasurinë e madhe të biodiversitetit që Vjosë – Narta gëzon.
 
Dallëndyshja e detit, Kredharaku i vogël, Kalorësi, Sqepbiza, Pelikani kaçurrel e të tjerë lloje janë duke mbërritur në shtëpinë e pothuajse çdo banori në rajon.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
Postime të ngjashme