BASHKË ME PRANVERËN VJEN EDHE KALI I QYQES

BASHKË ME PRANVERËN VJEN EDHE KALI I QYQES
Ditët e ftohta të dimrit dalëngadalë janë duke u larguar për t’i lënë vendin stinës ripërtëritëse të jetës, pranverës. Ardhja e kësaj stine na tregon që shpendët tashmë janë duke filluar shtegtimin. Një ndër llojet që po përgatitet për të ardhur në vendin tonë nga kontinenti afrikan është pikërisht kali i qyqes (Neophron percnopterus).
Udhëtimi prej më shumë se 5000 km i kalit të qyqes nuk do të jetë i lehtë, por do t’i ngjasojë një fluturimi për mbijetesë, të tejmbushur me rreziqe. Megjithatë, organizatat partnere të projektit “Jetë e Re për Kalin e Qyqes” do të bëjnë të pamundurën që ky shpend të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.
Ndiqni shtegtimin apo rrugën që kali i qyqes përshkon për të mbërritur në vendet e folezimit, përfshirë këtu dhe vendin tonë, në këtë link.
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *