SHOQËRISË CIVILE I NDALOHEN TUBIMET, NDËRKOHË QË MAKINERITË E PROPAGANDËS SHKOJNË QYTET MË QYTET

SHOQËRISË CIVILE I NDALOHEN TUBIMET, NDËRKOHË QË MAKINERITË E PROPAGANDËS SHKOJNË QYTET MË QYTET
 
Për të kundërshtuar vendimin për firmosjen e kontratës lidhur me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, grupimi i organizatave në mbrojtje të Vjosë-Nartës do të organizonte ditën e djeshme një tubim përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
 
Duke respektuar çdo masë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, në kërkesën drejtuar Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë, u pohua se pjesëmarrësit në këtë tubim nuk do t’i kalonin 10 vetë. Në përgjigjen e ardhur nga institucioni i policisë deklarohej se një tubim i tillë do të përbënte “një rrezik serioz për shendetin tuaj dhe të qytetarëve të tjerë”, duke e refuzuar kërkesën tonë të drejtë dhe brenda kornizave ligjore.
 
Përse policia nuk ndalon grumbullimet e fushatës elektorale, por ndalon një grumbullim prej 10 personash nga shoqëria civile për një kauzë që nuk ka asnjë ngjyrim politik?
 
Fjala e lirë nuk shtypet dhe aq lehtë! Ju ftojmë të shpërndani pankartat e mëposhtme të protestës sa më shumë në mediat tuaja sociale. Të jemi me mijëra, në vend të dhjetëve!
 
 
 
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
Postime të ngjashme