Studentet e Universitetin Gjermane ne nje vizite studimore ne Vjose Narte

Studentet e Universitetin Gjermane ne nje vizite studimore ne Vjose Narte

Studentët e Universitetit Gjerman në një vizitë studimore në Vjosë-Nartë

Me kuriozitetin për të mësuar më shumë mbi funksionimin e ekosistemit dhe shërbimit që i ofron njeriut Zona e Mbrojtur Vjosë – Nartë, studentë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Gjermani, e njohur si HNEE, zgjodhën Shqipërinë për të realizuar ekspeditën e tyre dhe kundrimin e shpendëve.

Habitati i bukur i natyrës plot ngjyra bie ndesh me telin e hekurt që rrethon një pjesë të madhe të Peizazhit të Mbrojtur, në të cilën çdo ditë e çdo natë punohet për ta shkatërruar atë me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Të gjithë arrijnë të dëshmojnë nga afër shkatërrimin që po i bëhet Vjosë-Nartës teksa injorohet edhe vendimi i Konventës së Bernës, për ndalimin e menjëhershëm të punimeve.


Postime të ngjashme