Nisma per Fuqizimin e Grupeve Lokale te Veprimit

Nisma per Fuqizimin e Grupeve Lokale te Veprimit

Bashkëpunimi në Rajonin e Sharrit: Nisma për Fuqizimin e Grupeve Lokale të Veprimit

🗣️Si PPNEA po mbështet Grupet Lokale të Veprimit? 🤝

Përfaqësues të organizatës sonë morën pjesë në një seminar për forcimin e kapaciteteve për të promovuar bashkëpunim ndërkufitar mes tre Grupve Lokale të Veprimit (GLV) në rajonin Sharr-Korab-Koritnik më 13-14 qershor në Bjeshkë e Dragashit, Kosovë.

Takimi dy-ditor mblodhi përfaqësues të GLV-ve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të forcuar bashkëpunimin dhe për të eksploruar mundësitë për nisma të përbashkëta nëpërmjet projekteve në rajonin Sharr-Korab-Koritnik. U realizua një kombinim diskutimesh në grupe të mëdha dhe të vogla, analiza SWOT dhe ndarja e përvojave mbi praktikat bujqësore, iniciativat e turizmit të qëndrueshëm dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore e kulturore të rajonit.

Në fund të seminarit, GLV-të zhvilluan një plan të gjerë veprimi për komunikim dhe bashkëpunim ndërkufitar që harmonizon burimet e secilit dhe maksimizon ndikimin pozitiv të këtyre iniciativave të përbashkëta.

Postime të ngjashme