STUDIMI I SHPENDËVE FOLEZUES NË RRJEDHËN E LUMIT VJOSË

STUDIMI I SHPENDËVE FOLEZUES NË RRJEDHËN E LUMIT VJOSË
Vjosa, lumi i fundit i egër i Evropës, është padyshim një prej peizazheve lumore më mahnitëse e të pasura përsa i përket larmisë biologjike. Për këtë arsye, falë një procesi të koordinuar nga PPNEA në nivel kombëtar, në vitin 2016 kjo zonë u njoh ndërkombëtarisht si Zonë Kryesore për Biodiversitetin (ZKB).
 
Megjithatë, Vjosa sikurse jo pak ZKB të tjera në vend, kërcënohet nga investime që cënojnë jo vetëm integritetin ekologjik të saj, por edhe të ardhmen e zhvillimit të qëndrueshëm. Nisur nga ky fakt, PPNEA në këtë sezon folezimi kontribuoi në grumbullimin e të dhënave për avifaunën folezuese të habitateve lumore të Vjosës.
 
 
Gjatë këtij studimi u vërtetuan si lloje folezuese dhe u hartëzuan zonat e folezimit për: (i) gjelacin symadh (Burhinus oedicnemus); (ii) vrapuesin e vogël (Charadrius dubius) dhe (iii) pulbardhën këmbëverdhë (Larus michahellis). Gjithashtu, si folezues i mundshëm u regjistrua edhe kalorësi (Himantopus himantopus).
 
Ne shpresojmë që ky kontribut, megjithëse modest, të ndihmojë në përpjekjet për ruajtjen e gjendjes së egër të këtij lumi.
 
 
Për më tepër, shikoni linkun:
Postime të ngjashme