Gjatë vizitës së fundit në stacionin e Nivicës, pas pastrimit të bimësisë në brendësi të tij, u ulëm për të kontrolluar filmimet e regjistruara prej kamerave kurth. Kali i qyqes (Neophron percnopterus), shkaba e fundit folezuese në Shqipëri, kishte vizituar përsëri stacionin tonë. Vizitat e shpeshta të këtij lloji na gëzojnë së tepërmi sepse ofrimi i ushqimit të sigurt, duke ulur probabilitetin e helmimit, njëkohësisht rrit shanset për rimëkëmbjen e popullatës së kalit të qyqes.
Ndiqni në video-n më poshtë sesi kjo shkabë ulet dhe shijon ushqimin e ofruar në çdo kohë prej Rrjetit të Shpëtimtarëve të Kalit të Qyqes.
#Magnificentvulture #Endangeredspecies #Natureconservation #PPNEA #Albania