Thirrje e hapur për ofrues shërbimesh: Zbatimi i aksioneve restauruese në Pashtrik-Morinë (Bashkia Has)

Thirrje e hapur për ofrues shërbimesh: Zbatimi i aksioneve restauruese në Pashtrik-Morinë (Bashkia Has)

Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) mirëpret propozime nga ofrues shërbimesh të kualifikuar për të zbatuar aksione restaurimi në zonën Pashtrik-Morinë si pjesë e projektit “Nisma e Pyjeve Veriore: Restaurimi i Pyjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri”. I koordinuar nga IUCN dhe i financuar nga Swedish Postcode Lottery Foundation, në Shqipëri projekti synon të restaurojë peizazhe pyjore të degraduara në bashkitë Has dhe Tropojë.

Fusha e veprimit

Ofruesi i shërbimit do të jetë përgjegjës për zbatimin e “Projekteve të Restaurimit të Peizazhit Pyjor” për Bashkinë Has. Detyrat kryesore përfshijnë:

  1. Masa bioinxhinierike
    Ndërtimi i gardheve çifte për të reduktuar erozionin e tokës, duke ndjekur “Projektin e Restaurimit të Peizazhit Pyjor” dhe lejet e miratuara nga Bashkia Has dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve.
  2. Aktivitete pyllëzimi
    Mbjellja e llojeve vendase, si dushku, shelgu dhe lajthia, duke përfshirë blerjen e materialeve dhe dhurimin e tyre në Bashkinë Has, në mënyrë që kjo e fundit të kujdeset për mirëmbajtjen dy-vjeçare pas ndërhyrjeve restauruese.
    Sigurimi i materialeve të nevojshme për mbjellje.
  3. Përmirësimi i kullotave
    Përmirësimi i kullotave në përputhje me “Projektin e Restaurimit të Peizazhit Pyjor” dhe lejet e miratuara nga Bashkia Has dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve.
  4. Pastrimi dhe rrallimi i pyjeve të rinj
    Rrallimi dhe pastrimi i pyjeve në parcelat e përzgjedhura për të nxitur rigjenerimin, duke ndjekur me përpikmëri “Projektin e Restaurimit të Peizazhit Pyjor” dhe lejet e miratuara nga Bashkia Has dhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve.
  5. Konsultime me komunitetin
    Organizimi i takimeve konsultuese me komunitetet lokale në bashkëpunim të ngushtë me organizatën PPNEA, nëse është e nevojshme.

Kriteret e Përshtatshmërisë

  1. Eksperiencë
    Eksperiencë e dëshmuar në projekte të ngjashme të restaurimit të natyrës.
  2. Burime Njerëzore
    Aftësi për të punësuar dhe mbikëqyrur fuqi punëtore lokale për zbatimin e aksioneve.
  3. Materiale
    Aftësi për të siguruar materiale ndërtimi dhe mbjelljeje (p.sh., fidanë, fara, dru nga rrallimi i dushkut, gurë, etj.).
  4. Përputhshmëria Ligjore
    Përputhshmëri me ligjet pyjore shqiptare dhe standardet e tjera përkatëse.
  5. Afati Kohor
    Aftësi për të mobilizuar fuqi punëtore dhe për të kryer detyrat brenda afatit të përcaktuar të projektit.
  6. Koordinimi
    Aftësi e fortë për koordinim me autoritetet dhe palët e interesuara lokale në Tropojë.
  7. Person Juridik
    Ofruesi i shërbimit duhet të jetë subjekt juridik aktiv në momentin e aplikimit.

Dokumentet e kërkuara:

Palët e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  1. Dëshmi për statusin ligjor të subjektit (p.sh., certifikatë gjykate).
  2. Listë reference e projekteve/ndërhyrjeve të ngjashme (CV e subjektit).
  3. CV e përfaqësuesit ligjor të subjektit ose e personit përgjegjës për zbatimin e punës.
  4. Shprehje interesi: Një dokument i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i subjektit/personi i kontaktit ku të shprehet interesi përse dëshirojnë të marrin pjesë në këtë thirrje.
  5. Dokument teknik narrativ: Përshkrimi i qasjes ndaj projektit, duke përfshirë secilën nga kriteret e përmendura më poshtë (Kriteret e përzgjedhjes) dhe informacione të tjera me rëndësi.
  6. Kalendar: Një kalendar i detajuar për dorëzimin e aktiviteteve (Qershor – Nëntor 2025) në format Excel.
  7. Formularë Plani Pune.
  8. Buxheti i Propozuar: Një buxhet i detajuar në format Excel. Buxheti nuk duhet të tejkalojë shumën totale prej 2,110,056 lekë (ALL).

Kriteret e përzgjedhjes

Propozimet do të vlerësohen duke u bazuar në sistemin e mëposhtëm:

Kriteri Pikët Maksimale Detaje
Eksperienca dhe ekspertiza 25 pikë 1-2 vjet përvojë me ekspertizë të kufizuar: 10 pikë;
2-5 vjet me ekspertizë mesatare: 20 pikë;
5+ vjet me ekspertizë të fortë: 25 pikë
Cilësia teknike e propozimit 25 pikë Dobët: 5 pikë;
Kënaqshëm: 15 pikë;
Shkëlqyeshëm: 25 pikë
Realizueshmëria e kalendarit të aktiviteteve 20 pikë Jo realiste: 5 pikë;
Realiste: 15 pikë;
Shumë e realizueshme: 20 pikë
Vlera e buxhetit dhe kostot 20 pikë Vlerë e dobët: 5 pikë;
E arsyeshme: 15 pikë;
Shumë e mirë: 20 pikë
Pjesëmarrja lokale 10 pikë E kufizuar: 0 pikë;
E fortë: 10 pikë
*Maksimumi i pikëve që mund të arrihet është 100. Propozimet që vlerësohen më pak se 50 pikë nuk do të merren në konsideratë.

Afatet e procesit të prokurimit

Për të siguruar transparencë dhe një proces të strukturuar, do të ndiqen këto afate:

  • Hapi 1

    Hapja e thirrjes për propozime

    25 Prill 2025

  • Hapi 2

    Afati për dërgimin e pyetjeve

    2 Maj 2025

  • Hapi 3

    Publikimi i përgjigjeve për pyetjet

    7 Maj 2025

  • Hapi 4

    Afati i dorëzimit të propozimeve

    21 Maj 2025

  • Hapi 5

    Periudha e shqyrtimit të propozimeve

    30 Maj 2025

  • Hapi 6

    Njoftimi i aplikantëve të përzgjedhur

    6 Qershor 2025

  • Hapi 7

    Finalizimi i kontratës

    13 Qershor 2025

  • Hapi 8

    Fillimi i zbatimit të projektit

    13 Qershor 2025

Informacion shtesë

Aplikantët janë të detyruar të shqyrtojnë dokumentet "Projekte për Restaurimin e Peizazheve Pyjore", që gjenden më poshtë. Pyetjet në lidhje me këtë thirrje duhet të dërgohen në adresën [email protected] deri më 2 Maj 2025. Përgjigjet ndaj të gjitha pyetjeve do të publikohen në rrjetet sociale dhe website-in e organizatës PPNEA më 7 Maj 2025. Ju njoftojmë se vetëm një aplikant do të përzgjidhet në këtë proces dhe se ai do të jetë përgjegjës për zbatimin e të gjitha planeve të punës të përfshira në këtë thirrje.

Preventive dhe plane pune

Lejet

Procesi i dorëzimit të aplikimeve

Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen me email në adresën: [email protected] me subjektin: “Thirrje e Hapur për Ofrues Shërbimesh për Bashkinë Has”. Aplikimet e dërguara me vonesë ose të paplota nuk do të merren në konsideratë. Afati i fundit i aplikimit: 21 Maj 2025.

Bashkohuni me ne në restaurimin e pyjeve të Shqipërisë

Ky projekt përfaqëson një mundësi unike për të kontribuar në restaurimin e peizazheve pyjore të Shqipërisë, duke siguruar njëkohësisht përfitime të qëndrueshme për komunitetet lokale në zonën e Hasit.

Postime të ngjashme