Thirrje për Aplikim, Shkolla Verore e PrespaNet

Shoqata për Mbrojtjen e Prespës, së bashku me partnerët e PrespaNet, MES dhe PPNEA, po organizon shkollën verore ndërkufitare mbi “Monitorimin dhe Menaxhimin e Ligatinave”, në datat 20 – 31 Korrik, në format virtual.
 
PPNEA inkurajon studentët nga Shqipëria të aplikojnë në këtë aktivitet.
 
Forma e aplikimit, së bashku me detaje plotësuese mund të gjenden këtu:
Kjo shkollë verore ndërkufitare po zbatohet si pjesë e projekteve SPP LIFE Prespa Waterbirds dhe PrespaNet “Përforcimi i ruajtjes së natyrës nën udhëheqjen e organizatave në basenin ndërkufitar të Prespës”.
 
Aplikimet nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pranohen deri në datën 5 Korrik
Postime të ngjashme