
Helmimi, si pasojë e konsumit të kërmavave të helmatisura është rreziku kryesor që i kanoset kalit të qyqes në vendin tonë. Për këtë arsye PPNEA, gjatë çdo sezoni folezimi furnizon me ushqim (mbetje mishi nga thertoret) 2 stacionet e ndërtuara për të ofruar ushqim të sigurtë për kalin e qyqes. Gjatë javës së kaluar u furnizua stacioni i Nivicës. Një falënderim i veçantë shkon për “Projektin Nivica” që po përkrah punën tonë për ruajtjen e kalit të qyqes në zonë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Egyptian Vulture New Life”, që zbatohet në nivel të parë nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB).