Vizitë në Parkun Natyror Korab-Koritnik me gazetarë nga Deutsche Welle, një kompani mediatike me rëndësi ndërkombëtare

Vizitë në Parkun Natyror Korab-Koritnik me gazetarë nga Deutsche Welle, një kompani mediatike me rëndësi ndërkombëtare
Fundjavën e kaluar, përfaqësues nga PPNEA, së bashku me gazetarë të kompanisë mediatike Deutsche Welle, organizuan një ekspeditë në Parkun Natyror Korab-Koritnik me qëllim promovimin e kësaj zone tejet të rëndësishme për biodiversitetin dhe vlerat natyrore.
 
Gjatë ekspeditës, përtej eksplorimit të lokacioneve më të rëndësishme brenda parkut natyror, gazetarët patën mundësi të përjetonin edhe mënyrën lokale të të jetuarit, duke shijuar produktet e zonës, apo duke vizituar shtëpitë e banorëve që kanë ndërtuar jetën e tyre brenda këtij peizazhi të mrekullueshëm.
 
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Forcimi i Grupeve Lokale të Veprimit si aktorë për mbrojtjen e biodiversitetit në zonën e Sharr/Šar Planina/Korab-Koritnik, e cila ndahet ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”.
 
Postime të ngjashme