Shqiponja e malit viziton stacionin suplementar në Kurvelesh

Shqiponja e malit viziton stacionin suplementar në Kurvelesh
I ndërtuar si një masë e drejtpërdrejtë konservuese ndaj helmimit të popullatës së kalit të qyqes, stacioni suplementar në Kurvelesh ka tërhequr dhjetra shpendë të tjerë, duke përfshirë edhe mbretëreshën e qiejve, simbolin tonë kombëtar, shqiponjën e malit (Aquila chrysaetos).
Ky shpend i mahnitshëm, me një gjatësi të hapjes së krahëve prej 190 – 225 cm, përbën një siluetë gjithnjë e më të rrallë në qiellin e Shqipërisë. Për këtë arsye, sa herë që ky lloj viziton stacionet tona, nuk mundemi të mos shfaqim gëzim.
Shqiponja e malit është vizitori i dytë më i shpeshtë i stacionit tonë në rajonin e Kurveleshit. Ashtu si kali i qyqes edhe ky lloj rrezikohet nga kurthet e helmatisura.
 
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *