Nga data 4 deri më 10 shtator, vullnetarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë do të mblidhen pranë Lagunës së Nartës për të mbështetur “Qendrën për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri” (PPNEA) në përmirësimin e habitateve të rëndësishme për folezimin dhe pushimin e shpendëve. Ky do të jetë Kampi i dytë i Ruajtjes së Natyrës në Vjosë-Nartë, duke vijuar një nismë që ka bashkuar njerëz të apasionuar pas mbrojtjes së natyrës dhe të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në ruajtjen e saj.
Plotësoni formularin e aplikimit më poshtë.
Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e një udhëtimi të paharrueshëm në natyrë dhe shkencën e ruajtjes së natyrës!
Kampi i Ruajtjes së Natyrës në Vjosë-Nartë 2026




