“Kampi për Ruajtjen e Natyrës në Munellë 2026”
23 – 29 Gusht 2026
A dëshiron të kalosh disa ditë në zemër të natyrës, të mësosh nga afër rreth biodiversitetit shqiptar dhe të kontribuosh në kërkim shkencor në terren?
PPNEA hap thirrjen për pjesëmarrje në kampin veror “Kampi për Ruajtjen e Natyrës në Munellë 2026”, një eksperiencë unike në rajonin e Munellës. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë natyrën, të mësojnë metoda praktike monitorimi dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në kërkimin shkencor në terren (field research) për mbledhjen e të dhënave mbi biodiversitetin.
Gjatë kampit, ju do të njiheni me punën shumëvjeçare të PPNEA në këtë rajon për kërkimin dhe mbrojtjen e llojeve të rrezikuara. Aktivitetet kryesore do të përfshijnë:
- Monitorimin e gjitarëve të mëdhenj dhe të vegjël: Fokusi i veçantë tek rrëqebulli i Ballkanit, preja e tij dhe ariu i murrmë.
- Metodat e avancuara të kërkimit: Praktikë me kamera kurth, radiotelemetri dhe monitorim gjenetik.
- Hartëzimin e habitateve dhe njohjen e korridoreve ekologjike.
- Njohjen dhe dokumentimin e florës lokale.
- Ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e natyrës: Njohja me rëndësinë e Parkut Natyror të Munellës dhe bashkëpunimin me komunitetet lokale.
- Diskutime, aktivitete edukative dhe mbrëmje në natyrë me ekspertë të fushës.
Ky kamp synon të bëjë bashkë të rinj, studentë, të apasionuar pas natyrës, profesionistë të rinj dhe vullnetarë që duan të fitojnë përvojë praktike në fushën e ruajtjes së biodiversitetit.
- Vendndodhja: Rajoni i Munellës
- Datat: 23 – 29 Gusht 2026
- Afati i aplikimit: deri më 26 korrrik 2026
Apliko përmes formularit online dhe bëhu pjesë e një aventure ku natyra, shkenca dhe puna në terren bashkohen për të njohur dhe mbrojtur biodiversitetin e Shqipërisë!
🔗 Lidhëza e Google Forms për të aplikuar: Aplikim për “Kampin për Ruajtjen e Natyrës në Munellë 2026” / Application for Munella Nature Conservation Camp 2026




