Kali i qyqes “Vjosa” po rikthehet në Shqipëri

Kali i qyqes “Vjosa” po rikthehet në Shqipëri
Vjosa ose ndryshe Aoos, një nga individët e kalit të qyqes të pajisur me GPS, tashmë ka nisur shtegtimin e saj nga Afrika drejt atdheut të saj, Shqipërisë. Aktualisht Vjosa gjendet në Egjipt dhe së shpejti do të mbërrijë në shtëpinë e saj, luginën e lumit Vjosa, ku ne e presim me padurim. Le të festojmë sot ditën e verës në Shqipëri duke mirëpritur këtë lloj të rrallë dhe të veçantë i cili në të njëjtën kohë simbolizon dhe ardhjen e pranverës. Kali i qyqes çdo vit zgjedh të rikthehet në shtëpinë e tij, Shqipërinë, duke u përballur me shumë kërcënime gjatë rrugëtimit të tij, i cili është një fluturim për mbijetesë. I urojmë një shtegtim të sigurtë Vjosës
Postime të ngjashme