Nis “Bubo Night“ në Shqipëri

Nis “Bubo Night“ në Shqipëri
“Bubo night“ është një ndër eventet i cili sjell bashkë dashamirës të natyrës, jetës së egër apo dhe të apasionuar pas shpendëve. “Bubo Night“ tashmë është kthyer në traditë në Ballkan, ku fillimisht u organizua në Slloveni dhe duke u zgjeruar tashmë në të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë.   Ju ftojmë të na bashkoheni ditën e dielë në Shkodër për të përjetuar një eksperiencë ndryshe, duke patur mundësinë të eksploroni habitatet ku Bufi (Bubo bubo) gjendet në Shqipëri si dhe të njiheni me disa nga sjelljet tipike dhe thirrjen karakteristike të tij gjatë sezonit të folezimit.   Duke u bërë pjesë e kësaj përvoje të veçantë, ju do të kontribuoni gjithashtu në grumbullimin e të dhënave për këtë lloj dhe nismat për ruajtjen e tij, si pjesë e ‘’Shkencës së qytetarëve’’.   REGJISTROHU NË LINKUN: ketu  
Postime të ngjashme