Në ditën e sotme jemi të lumtur të ndajmë me ju rezultatet e konkursit ndërkombëtar të vizatimit dhe pikturës për fëmijë, të organizuar nga PPNEA së bashku me partnerët e Spring Alive, me mbështetjen e BirdLife. Midis 58 shteteve pjesëmarrëse në Spring Alive, vendi i parë për kategorinë deri në moshën 9 vjeç u fitua nga Shqipëria.
Antonio Stefo, vogëlushi 9 vjeçar nga qyteti i Korçës, nxënës i klasës së 3-të në shkollën fillore ‘’OMIROS’’, na bëri të gjithëve krenarë me pikturën e tij frymëzuese, plot ngjyra e shpendë, duke pasqyruar më së miri temën kryesore të programit #springalive2020: “Si të jemi kundrues të mirë shpendësh?”.
Aktivitete të tilla synojnë krijimin e një lidhje të fortë midis fëmijëve dhe natyrës, ndërkohë që i edukojnë ata mbi format se si mund të ruhet ajo, apo llojet e shpendëve shtegtues të Spring Alive.
Mësoni se cilët janë fituesit e këtij konkursi për të dy kategoritë:
Fituesit, kategoria deri në moshën 9 vjeç:
-Vendi i parë: Antonio Stefo, Shqipëri
-Vendi i dytë: Sabine Valtere, Letoni
-Vendi i tretë: Evelina Junkure, Letoni
Fituesit, kategoria e moshës 10 – 16 vjeç:
-Vendi i parë: Natálie Tomícková, Republika Çeke
-Vendi i dytë: Lana Emilijs Kondrate, Letoni
-Vendi i tretë: Daniil Gerasimov, Kazakistan