Nga Kukësi në Dibër, midis fshatrave Shishtavec, Këneta e Kukësit, Fshat, Melan, Maqellarë dhe Radomirë, u organizuan takime me komunitetet lokale të disa njësive administrative për prezantimin e iniciativës së LAG Korab-Koritnik, ku banorët u ftuan të diskutojnë e të anëtarësohen pranë kësaj nisme në mënyrë që të shndërrohen në aktorë kyç për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjen e natyrës.
Nga këto diskutime, duke dëgjuar banorët lokal të artikulonin problematikat e zonës, besimi ynë se vetë ata mund të kapërcejnë pengesat e të sjellin zhvillimin e qëndrueshëm u përforcua. Asnjë nuk i njeh më mirë se ata problematikat e zonës, e as nuk zotëron frymën bashkëpunuese në ndihmë të njeri-tjetrit.
Anëtarësia pranë këtij grupi lokal veprimi i shndërron banorët në vendimmarrës për çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke kapërcyer strukturat e pushtetit e duke i dhënë një mundësi këtyre zonave mahnitëse të shndërrohen në qendra turizmi të qëndrueshëm, një model i cili shkon krahë natyrës.
#shishtavec #topojan #zapod #shtiqen #bicaj #wetlandofkukës #Kukës #Fshat #GrykëÇaje #kalaedodës #melan #maqellarë #dibër
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA, Maja e Korabit