BirdON NË PARKUN NATYOR LIQENI I SHKODRËS

BirdON NË PARKUN NATYOR LIQENI I SHKODRËS
Fundjavën e kaluar, kursi i BirdON u zhvillua në pjesën jug-perëndimore të Parkut Natyror Liqeni i Shkodrës. Liqeni i Shkodrës përfaqëson një prej 4 zonave që bën pjesë në të gjitha rrjetet ekologjike kombëtare dhe ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.
 
Përsa i përket avifaunës apo larmisë së shpendëve, kjo zonë është mjaft e pasur, si gjatë periudhës së folezimit ashtu edhe gjatë asaj të dimërimit. Liqeni i Shkodrës në 5 vitet e fundit ka zënë disa herë vendin e parë dhe zakonisht atë të dytë, pas Divjakë-Karavastasë, për numrin e shpendëve të ujit të numëruar gjatë Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit, me një mesatare prej afro 32 mijë individë dhe një numër llojesh nga 21-23 lloje.
 
Pikërisht prania në numër të madh i llojeve si: bajzat, rosat zhytëse (kryekuqja e mjeme, rosa laramane me cafkë) pulëbardhat, cafkat, karabullakët, si dhe mundësitë për t’i parë në afërsi, ishin disa prej arsyeve kryesore që BirdON u zhvendos në këtë zonë. Vetëm në pjesën e vizituar u numërua një total prej 1654 individësh nga 22 lloje të ndryshme shpendësh.
 
Studentët tanë, si çdo herë, treguan gatishmërinë e tyre për të mësuar, duke na surprizuar me aftësitë e tyre në identifikimin e një numri të konsiderueshëm llojesh të shpendëve ujorë.
 
Aythya fuligula © Z. Vorpsi/ PPNEA
 
© PPNEA
 
Larus michahellis © Z. Vorpsi/ PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme