Gëzuar Ditën Botërore të Jetës së Egër!
Nën temën e këtij viti “Pyjet dhe Jetesa: Mbështetje për Njerëzit dhe Planetin”, të gjithë ne duhet të kthejmë vëmendjen nga natyra e të përpiqemi të kuptojmë rëndësinë që ajo paraqet për jetën e egër apo edhe për vetë jetën tonë.
Pyjet janë shtëpi për lloje të panumërt të jetës së egër, që përfaqësojnë një pasuri natyrore të trashëguar brez pas brezi, të cilën duhet ta ruajmë me fanatizëm për gjeneratat e ardhshme. Akoma më tej, pyjet mbështesin jetën e komuniteteve lokale, të cilët gjejnë aty burime të rëndësishme, si lëndët e drurit, ujë, bimë mjekësore, ushqim, etj.
Ekipi ynë, me mbështetjen e partnerëve kombëtar e ndërkombëtar, ndër vite është përpjekur të rrisë ndërgjegjësimin e të ndërmarrë aksione konkrete për ruajtjen e këtyre vlerave natyrore.
Festojeni këtë ditë duke shpërndarë këto foto të bëra nga ekipi i PPNEA në zona të ndryshme të Shqipërisë.
©Z. Vorpsi / PPNEA
©Besnik Hallaci
©PPNEA
©PPNEA
©Z. Vorpsi / PPNEA