Panairi “Aromë Tradite” në Butrintin e historisë dhe vlerave natyrore

Panairi “Aromë Tradite” në Butrintin e historisë dhe vlerave natyrore
Në datën 26 Qershor ekipi ynë organizoi në Parkun Kombëtar të Butrintit panairin “Aromë Tradite”, i cili mblodhi artizanë, përfaqësues eko-biznesesh, nxënës, anëtarë të komuniteteve lokale, si dhe fermerë të mbështetur më parë nga projekti “Toka e Shqiponjave dhe Kështjellave”.
 
Qëllimi i këtij panairi ishte të promovojë traditën kulinare të zonës së Butrintit, si dhe aktivitete të tjera të qëndrueshme, të cilat i mundësojnë banorëve të gjenerojnë të ardhura, duke mos dëmtuar vlerat e spikatura natyrore të këtij parku kombëtar.
 
Përgjatë panairit u organizuan një sërë aktivitetesh edukuese me fëmijë, duke përfshirë lojëra në natyrë, skalitje në mermer dhe prezantimin e materialeve të ricikluara prej nxënësve të shkollës “9 Tetori” në qytetin e Sarandës.
 
Gjatë këtij eventi u organizua edhe konkursi i ngrënies së midhjeve, që u fitua nga Era, një nxënëse e shkollës “9 Tetori”.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme