Përdorimi i kurtheve me helm është një praktikë e përhapur në shumë vende të botës, me qëllim menaxhimin e konfliketeve midis njeriut dhe jetes së egër.
Larg nga një zgjidhje e qëndrueshme, kjo praktikë renditet si një nga shkaktarët kryesorë për rënien drastike të popullatave të shkabave, duke sjellë edhe zhdukjen e tyre në disa shtete, siç është rasti i Shqipërisë ku tanimë gjendet vetëm një shkabë folezuese, kali i qyqes.
Ndiqni më poshtë videon e prodhuar nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave (VCF), ku theksohet se forcimi i ligjeve kundër përdorimit të helmeve, si dhe krijimi i Njësive Kundër-Helmimit me qen të stërvitur, janë disa nga mënyrat më efikase për të luftuar fenomenin e helmimit të faunës së egër.