Mbledhja e radhës së Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Elbasan

Mbledhja e radhës së Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Elbasan
Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Elbasan u mblodh ditën e djeshme pranë ambienteve të Bashkisë Prrenjas për të diskutuar mbi hapat e ndërmarrë dhe punën e mëtejshme që nevojitet për mirë-menaxhimin e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
 
Në këtë mbledhje të tretë për vitin 2021 u prezantua Plani i ri i Veprimit të komitetit, si dhe tre komponentët e rishikuar të Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ku përfshihet flora, fauna dhe aspektet socio-ekonomike. Pas prezantimit të mbajtur nga ekspertët, anëtarët e Komitetit të Menaxhimit diskutuan mbi gjetjet dhe aplikueshmërinë e tyre në terren.
 
Mbledhjet e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Elbasan janë duke u mbështetur nga ekipi i PPNEA nëpërmjet projektit “Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit” #PA4NP, i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe WWF Adria.
 
Ekipi ynë falenderon të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti Prefektin e Qarkut Elbasan, Z. Spiro Maliqi dhe Kryetarin e Bashkisë Prrenjas Z. Nuri Belba.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *