VROJTIMI I GJELËZËS SQEPHOLLË NË LIGATINËN SEKTOR-RINIA, DURRËS

VROJTIMI I GJELËZËS SQEPHOLLË NË LIGATINËN SEKTOR-RINIA, DURRËS
Zona e Sektor-Rinia përfaqëson një nga ligatinat më të rëndësishme të vendit tonë për folezimin, dimërimin apo shtegtimin e llojeve të ndryshëm të shpendëve.
 
Pak ditë më parë, në këtë Zonë të Rëndësishme për Shpendët dhe Biodiversitetin (IBA), ekipi ynë vrojtoi dy individë të gjelëzës sqephollë (Phalaropus lobatus), që përbën vrojtimin e dytë të këtij lloji në Shqipëri, në dijeninë tonë. Vrojtimi i parë i gjelëzës sqephollë është regjistruar në vitin 2014 në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë- Nartë, gjatë monitorimit të shpendëve shtegtues të realizuar nga PPNEA dhe Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve.
 
Gjelëza sqephollë folezon në arktik, në mjedise të ulëta kënetore, në liqene të cekët, apo edhe në tundra. Në Evropë, duke përfshirë edhe gadishullin e Ballkanit, ky lloj mund të vrojtohet shumë rrallë përgjatë shtegtimit në sezonin e vjeshtës, kryesisht në mjedise bregdetare apo këneta.
 
Pavarësisht rëndësisë së jashtëzakonshme që zona e Sektor-Rinia ka për rrugën e shtegtimit përgjatë Adriatikut Lindor dhe biodiversitetin në Shqipëri, ajo ende nuk gëzon një status ruatjeje, si dhe vazhdimisht gjendet nën presionin e vazhdueshëm të investimeve zhvillimore.
 
© Z. Vorpsi / PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *