Disa ditë më parë, ekipi ynë realizoi një workshop në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta mbi zhvillimin e ekoturizmit në zonat e mbrojtura, në të cilin morën pjesë guida lokale dhe kombëtare, si dhe përfaqësues bujtinash, restorantesh, hotelesh, etj.
Ky aktivitet i organizuar në bashkëpunim me Noe Conservation dhe Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier, kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të përfaqësuesve të sektorit të turizmit mbi potencialet e jashtëzakonshme të ekoturizmit për gjenerimin e të ardhurave, duke ruajtur, njëkohësisht, vlerat e biodiversitetit të zonave të mbrojtura.
Prezantimet e mbajtura dhe diskutimi aktiv bënë që pjesëmarrësit të kuptonin potencialet e ekoturizmit, problematikat që mund të hasen, si dhe modelet që mund të implementohen lehtësisht në kontekstin lokal, duke nxitur një frymë bashkëpunimi midis përfaqësuesve të sipërmarrjeve të ndryshme.
© PPNEA
© PPNEA