Njoftim për Shtyp: Helmimi i paligjshëm i kafshëve të egra varfëron biodiversitetin e Ballkanit por vetëm 1% e çështjeve arrijnë në gjykatë.

Njoftim për Shtyp: Helmimi i paligjshëm i kafshëve të egra varfëron biodiversitetin e Ballkanit por vetëm 1% e çështjeve arrijnë në gjykatë.

Përdorimi i paligjshëm i substancave helmuese në mjedis duke synuar kafshët ‘e padëshiruara’ varfëron biodiversitetin dhe kërcënon shëndetin publik, megjithatë kjo praktikë vazhdon të kalojë pa u vënë re dhe pa u ndëshkuar sipas, ‘Studimit mbi helmimin e shkabave në Ballkan 2022’, i kryer në kuadër të projektit BalkanDetox LIFE, i financuar nga Programi LIFE i BE-së.

Përdorimi i paligjshëm i karremave helmues nuk është vetëm një çështje që i përket ruajtjes së jetës së egër

Gjatë periudhës së studimit, mes viteve 2000-2020, 1046 helmime dhe ngjarje të dyshuara si helmime të kafshëve të egra, janë regjistruar në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Greqi, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Serbi. Motivi kryesor i këtyre incidenteve të helmimit duket se është konflikti me gjitarët grabitqarë (kryesisht ujqërit, dhelprat, çakejtë dhe arinjtë) për dëmet e mundshme që mund të shkaktojnë ata tek praktikat blegtorale, prodhimtarinë bujqësore dhe kafshët e gjahut në zonat e gjuetisë.

“Kjo praktikë nuk është një zgjidhje e konfliktit mes njeriut dhe jetës së egër. Është një metodë e vrasjes së kafshëve që vë në rrezik edhe specie të rrezikuara dhe qytetarë të pavetëdijshëm, përfshirë edhe fëmijët,” thotë Uroš Pantović, koordinator i projektit BalkanDetox LIFE.

Kimikate carbamate, veçanërisht Karbofurani, janë zbuluan pothuajse në një nga dy raste helmimi. Karbofuran është një pesticid i ndaluar që konsiderohet një rrezik për shëndetin e njeriut pasi vetëm 0.5 miligram, është mjaftueshëm për të vrarë 21 njerëz.

Popullata e shkabave dhe specieve të tjera të mbrojtura , po çohet drejt zhdukjes

Shpendët kërmëngrënës, janë në fakt pastrues të ekosistemeve, por zakonisht vuajnë më shumë nga helmimi i paligjshëm i kafshëve të egra, po ashtu edhe shkabat, të cilat regjistrohen si viktima në çdo katër incidente. Gjatë viteve 2000-2020, u zhdukën gjithsej 465 shkaba në Gadishullin e Ballkanit, duke përfshirë 47 individë të Kalit të Qyqes (Neophron percnopterus), 17 individë të Shkabës së zezë (Aegypius monachus) dhe 1 individ i Shkabës Mjekroshe (Gypaetus barbatus). Popullata që vuajti dhe e pësoi më keq në rajon ishte ajo e Shkabës (Gyps fulvus),  me 400 individë të ngordhur nga 233 helmime  ose incidente të dyshuara si helmime. Huta dhe dhelpra e ndjekin, me përkatësisht 392 individë të ngordhur nga 190 incidente dhe 389 individë nga 141 incidente.

“Vlerësohet potencialisht se 115 shkaba bien viktimë e helmimit, çdo vit në të gjithë Ballkanin, po të kemi parasysh se afërsisht më pak se 20% e incidenteve të helmimit zbulohen dhe dokumentohen”, thotë Jovan Andevski, Menaxher i Programit të Fondacionit për Ruajtjen e Shkabave.

Të tilla incidente shkaktojnë humbjen e një numri të madh të popullsisë së shkabave të rajonit dhe kanë çuar në zhdukjen rajonale dhe lokale të llojeve të caktuara. Helmimi i kafshëve të egra vazhdon të jetë kërcënimi i vetëm më i rëndësishëm i shkabave në Gadishullin e Ballkanit dhe faktor aktual kufizues për rimëkëmbjen e tyre. Ky faktor duhet të merret parasysh kur planifikohet ndonjë iniciativë ruajtjeje në lidhje me shkabat, veçanërisht nismat për rikthimin e tyre.

Nevojë urgjente për të luftuar helmimin e kafshëve të egra në Ballkan

Ndërgjegjësimi i ulët, angazhimi i pamjaftueshëm i autoriteteve përkatëse qeveritare, legjislacioni dhe juridiksioni i paqartë, mungesa e burimeve dhe kapaciteteve kur bëhet fjalë për adresimin e incidenteve të helmimit, përfaqësojnë sfidat kryesore për luftimin e këtij problemi në Ballkan.

Luftimi i helmimit të paligjshëm të kafshëve të egra kërkon një qasje shumëdisiplinore dhe përpjekje të përbashkëta nga shumë pale interesi. Projekti BalkanDetox LIFE, kërkon të rrisë ndërgjegjësimin për ashpërsinë e kësaj praktike duke e shënuar atë si një fenomen të papranueshëm shoqëror në sytë e publikut.

Projekti më tej përpiqet të angazhojë autoritetet përkatëse dhe të ndërtojë kapacitete përmes Akademisë kundër Krimit ndaj Jetës së Egër dhe të tjera nisma trajnimi për të përmirësuar hetimin dhe menaxhimin e incidenteve të helmimit.

Gjithashtu do lehtësojë zhvillimin e protokolleve standarde operacionale më efikase dhe të qarta, për përshkrimin e përgjegjësive në raportimin, hetimin dhe menaxhimin e rasteve të helmimit të kafshëve të egra bazuar në praktikat më të mira të marra shembull nga vende të tjera.

Për më tepër, projekti do të përmirësojë shkëmbimin e komunikimit të informacionit ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe sektorëve të lidhur me juridiksionin, duke përshpejtuar procedimet gjyqësore të incidenteve të helmimit të kafshëve të egra.

 

Për të lexuar studimin klikoni linkun : https://bit.ly/3vkoOZu

Rreth projektit BalkanDetox LIFE

Projekti BalkanDetox LIFE është një nismë pesëvjeçare me një buxhet 1.8 milionë euro, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare për të luftuar problemin e helmimit të kafshëve të egra në të gjithë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Greqi, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Serbi.

Është financuar nga Programi LIFE i BE-së me një kontribut prej 1.004.792 € (54,82%) në total e projektit buxhetor, dhe bashkëfinancohet nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave, Fondacioni MAVA dhe Euronatur, si dhe nga Fondi Whitley për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit dhe Fondi i Efiçiencës së Energjisë për veprime specifike.

Partnerët e projektit janë Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave si koordinues dhe Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, Shoqata BIOM, Shoqata për Studimin dhe Ruajtjen e Shpendëve në Serbi, Fondi për Florën dhe Faunën e Egër, Shoqata Ornitologjike Helenike, Shoqata Ekologjike e Maqedonisë, Ornitološko društvo NAŠE Ptice dhe Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri.

Për më tepër, ky projekt bazohet në praktikën më të mire spanjolle me mbështetjen e Junta de Andalucía dhe Ministrisë së Tranzicionin Ekologjik dhe Sfidën Demografike të Spanjës.

 

Mësoni më shumë në www.balkandetoxlife.eu

Postime të ngjashme