Pozicion pune vakant: Asistent Projekti

Pozicion pune vakant: Asistent Projekti
PPNEA kërkon të punësojë një asistent projekti. Detyrat specifike përfshijnë:
  • Të asistojë në zbatimin e aktiviteteve në terren, por dhe në monitorimin dhe studimin e jetës së egër.
  • Të ndihmojë në grumbullimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave të marra në terren, në varësi të studimit të ndërmarrë;
  • Të sigurojë mbajtjen e minutave të takimeve/seminareve, kur është e nevojshme.
  • Të ofrojë mbështetje të përgjithshme për zbatimin e projekteve ku është përfshirë, bazuar në strategjinë e përcaktuar nga Menaxheri i Projektit.
  • Të kontribuojë në hartimin apo zbatimin e planeve të komunikimit, duke përfshirë përgatitje/editime/përkthime të materialeve të ndryshme të komunikimit.
  • Të ndihmojë menaxhët e projekteve në planifikimin apo monitorimin e buxhetit, dhe aktiviteteve të përcaktuara në projekte, në të njëjtën kohë duke siguruar mbarëvajtjen e projekteve.
  • Të mbajë kontakte të rregullta me palët e përfshira në aktivitetet e projekteve, duke siguruar komunikim të duhur dhe në kohë me ekspertë, partnerë, organizata ose institucione të tjera relevante për implementimin e suksesshëm të projekteve.
  Arsimi:
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në fusha relevante me mjedisin (shkenca mjedisore apo natyrore (biologji, biokimi, inxhinieri mjedisi etj); përvoja në studime apo shkenca ndërdisiplinore do të konsiderohen si avantazhe të mëtejshme.
  Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
  • Aftësi për të punuar në terren dhe të udhëtojë i pavarur në zonat respektive ku implementohen projektet.
  • Aftësi dhe përvojë në mbështetjen e organizimit të takimeve, konferencave dhe eventeve të tjera të ngjashme.
  • Aftësi për të krijuar dhe siguruar marrëdhënie të mira me palët e përfshira të interesit (partnerë lokal, kombëtar apo donatorë) apo dhe me persona nga kombësi, fe, prejardhje kulturore/ profesionale dhe gjini të ndryshme.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi të gjuhës angleze.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në një mjedis dinamik; të sigurojë një menaxhim apo organizim sa më efikas të kohës;
  • Aftësi dhe njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.
  • Njohuri në WordPress dhe paketën Adobe përbën avantazh.
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e ruajtjes së natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit; përdorimi i aplikacioneve GIS, SPSS etj, përbën avantazh.
  • Leje drejtimi të tipit B dhe eksperiencë në drejtimin e automjetit në zona malore, përbën avantazh.
  Kushtet e punësimit
  • Ky pozicion është i vendosur pranë zyrës së PPNEA në Tiranë, duke përfshirë dhe udhëtime apo lëvizje të shpeshta në zonat e fokusit të PPNEA-s në Shqipëri.
  • Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë me e-mail në formatin pdf, një CV në anglisht dhe letër motivimi (maksimumi dy faqe) në anglisht, ku përshkruhet interesi juaj për pozicionin; kopje e kualifikimeve/diplomës të tyre dhe certifikatë e mbrojtjes së gjuhës angleze; letra rekomandimi apo referenca përbëjnë avantazh.
Afati për të aplikuar për pozicionin e Asistentit të projektit është data 30 Shtator 2022. CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email [email protected], nën subjektin “Aplikim për Asistent Projekti” brenda afatit të përcaktuar. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen deri më 10 Tetor 2022.
Postime të ngjashme