Forumi i I për mbrojtjen e Deltës së Vjosës nga zhvillimet infrastrukturore.

Forumi i I për mbrojtjen e Deltës së Vjosës nga zhvillimet infrastrukturore.
Prej katër vitesh tashmë, qeveria kërkon të ndërtojë një aeroport ndërkombëtar brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë. Pikërisht për të ngritur si shqetësim dëmet që do të shkaktohen nëse ndërtohet ky aeroport, organizuam forumin e parë me pjesmarrje të shoqërisë civile dhe jo vetëm.

Katër panelistë shprehën mendimet e tyre kundër kësaj ndërhyrje të jashtëligjshme, duke u bazuar në ekspertizat dhe studimet e bëra në terren. Ata theksuan rëndësinë ndërkombëtare të Vjosë-Nartës dhe statusin e saj të mbrojtjes jo vetëm nga legjislacioni shqiptar por edhe nga konventat ndërkombëtare.



Vjosë-Narta përveçse përmban pasuri natyrore dhe habitate prioritare të listuara në direktivën e habitateve të Bashkimit Evropian, ka edhe vlera kulturore të rëndësishme, të cilat i nxorri në pah një studim antropologjik i bërë për zonën.

Temat e trajtuara u ndoqën me vëmendje nga publiku, i cili ishte mjaft aktiv dhe ndërveprues me panelistët, duke dhënë edhe sugjerime për ndjekjen e çështjes në vazhdimësi dhe duke dhënë shembuj suksesesh.

Seria e forumeve me fokus aeroportin e Vlorës do të vazhdojë më tej. Na ndiqni!
Postime të ngjashme