Ritmi i fushatës #ShqipëriaështëBiodiversitet nuk duket se do të ngadalësojë së shpejti. Ditën e nesërme, 10 Tetor do të organizohet një vizitë në kopshtin botanik për t’u njohur me disa prej llojeve më përfaqësuese të florës së Shqipërisë.
Pikëtakimi: Kopshti Botanik
Link për regjistrim: https://bit.ly/3Q4L6sx
12 Tetori, Dita Botëtore e Shpendëve Shtegues vjen me një prezantim mbi këto lloje në Shqipëri rëndësinë e vendit tonë në mbijetesën dhe ruajtjen e tyre.
Pikëtakimi: Sheshi Skënderbej
Mëngjesin e ditës së premte, 13 Tetor do të mbahet leksion i hapur me profesorë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës mbi kërcënimet aktuale të biodiversitetit në Shqipëri dhe rëndësinë e ruajtjes së tij. I ftuar: Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv i @PPNEA.
Vendndodhja: Sheshi Skënderbej
Mbrëmjen e ditës së premte, 13 Tetor do ta kalojmë duke monitoruar llojet e lakuriqëve të natës, banorë të liqenit të Tiranës.
Pikëtakimi: Sheshi Skënderbej
E shtuna, 14 Tetor vjen me dy aktivitete. Në bashkëpunim me @GIZ Albania, do të organizojmë për grupmoshat e vogla një aktivitet çiklizmi, ku do të flitet për rëndësinë e tij si mjet transporti miqësor me mjedisin dhe ndërlidhjen me ruajtjen e biodiversitetit.
Pikëtakimi: Sheshi Skënderbej
E së fundmi, po në 14 Tetor, do të organizohet “Dita e Rrëqebullit të Ballkanit“ që do të përfshijë biseda për këtë lloj të rrezikuar, prezantim nga ekspert në terren për praktikat e monitorimit të rrëqebullit.
Vendndodhja: Sheshi Skënderbej
*Kjo fushatë është një nismë e përbashkët mes Protection and Preservation of Natural Environment in Albania dhe Heinrich Böll Stiftung Tirana, e mbështetur edhe nga Embassy of Switzerland in Albania, European Union in Albania, Ambasada Gjermane Tiranë, Ambasada Franceze Tiranë, AICS Tirana, dhe Vodafone Albania.