Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve!
Çdo vit më 21 Mars në Ditën Botërore të Pyjeve promovohet ndërgjegjësimi mjedisor. Pyjet nuk janë të rëndësishëm vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët e egra, duke përfshirë gjitarët dhe shpendët. Këto ekosisteme ofrojnë habitate të rëndësishme për lloje të panumërta, nga insektet e vogla deri te grabitqarët e mëdhenj.
Por, pyjet e vendit tonë janë shkatërruar masivisht ndër vite, ashtu sikundër edhe në ditët e sotme janë nën kërcënim të vazhdueshëm nga prerjet e paligjshme, zjarret, ndryshimet klimatike, aktiviteti njerëzor, ndërtimi i HEC-ve ose infrastrukturave të mëdha.
Na takon neve t’i mbrojmë!
Një mënyrë për ta bërë këtë është duke mbjellë më shumë pemë, ashtu siç bënë mbi 40 vullnetarë të drejtuar nga @birdingmyyoga @ppnea @hbs_tirana në malin e Munellës, që është streha kryesore e rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri.
Bashkohuni me ne në përpjekjet tona për ti mbrojtur pyjet, pasi çdo veprim ka rëndësi! Le të punojmë së bashku për të siguruar një të ardhme të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
@arsenrroshi
#MbrojmePyjet #MbjellimPemë #DitaePyjeve #RuajtjaeKafshëveTëEgra #BashkohuMeNismatTona